Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, AAC thotë se u respektuan rregullat

Vjosa Osmani

FOTO: Ilustrim

Agjencia e Aviacionit Civil e Maqedonisë së Veriut ka konkluduar se shërbimet në Aeroportin e Shkupit, përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare në rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Në raportin e AAC-së thuhet se shërbimet e aeroportit u janë përmbajtur rregullave që zbatohen ndërkombëtarisht, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedurave, qoftë edhe nën presionin e personave që shoqërojnë pasagjerët. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë u pranuan vetëm pasi piloti i avionit kishte refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie”, u tha në deklaratën e AAC-së. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, thuhet në raport.

AAC ka sfiduar që të zbatohet e njëjta procedurë në një aeroport ndërkombëtar evropian nëse dikush ka dyshime në sjelljen e shërbimeve në Shkup. Ndërsa, ka thënë se si organ i pavarur dëshiron të qëndrojë larg përplasjeve politike lidhur me këtë ngjarje.

"Në këtë rast, vetëm shërbimet e aeroportit meritojnë kërkimfalje, ndërsa duke u përpjekur të kryejnë vazhdimisht punën e tyre në përputhje me rregullat dhe praktikat ndërkombëtare të zbatuara, pësuan presione, kërcënime dhe poshtërime të panevojshme", thuhet tutje.