Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV, në reagimin e saj pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi.
Në reagim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët.
“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil ... operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.
Presidenca: Osmani u pengua nga autoritetet maqedonase në aeroport, u tentua t’i merrej telefoni
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal sigurimi i Aeroportit të Shkupit,...-
Presidenca: Osmani më nuk do të udhëtojë përmes Aeroportit të Shkupit
-
Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, AAC thotë se u respektuan rregullat
-
“Alsat”: Presidentja e Kosovës pati edhe dy incidente të ngjashme më herët në Aeroportin e Shkupit
-
VLEN pas incidentit të Osmanit: MPB-ja dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit
-
Incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, VLEN i jep mbështetje kryekuvendarit Afrim Gashi