Bordi Zviceran për Hetimin e Sigurisë së Transportit (STSB) të premten ka njoftuar për një incident, të cilin e ka cilësuar si serioz, që ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës më 20 qershor.
Një aeroplani të kompanisë “Easyjet”, A320, i ishte konfirmuar se mund të nisej nga njëra prej pistave në Prishtinë, por më pas ka vërejtur se në të njëjtën pistë ka qenë një veturë e Aeroportit “Adem Jashari”.
Aeroplani ka arritur ta shmangë një incident të madh duke fluturuar mbi veturën derisa ende i kishte rrotat e lëshuara.
Bordi ka thënë se Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka nisur hetim për rastin.
Aeroplani ishte nisur për në Gjenevë.
“Aeroplani A320 ishte liruar për ngritje nga pista 35. Në një njëjtën kohë, një veturë që i përkiste aeroportit po qëndronte në pistë afër portës 17 në skajin lindor të pistës. Pas ngritjes, aeroplani ka fluturuar mbi veturë me një lartësi të mjaftueshme. Ekipi i aeroplanit ka deklaruar se kishin fluturuar mbi veturë me rrotat e uljes ende të zgjatura”, thuhet në raportin e Bordit.

-
Aeroplanë mbi Janjevë u rrezikuan nga rreze laseri, Prokuroria inicion hetim
-
Aeroplani i linjës Prishtinë – Stamboll doli nga pista pas aterrimit, Ambasada thotë se s’ka të lënduar
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës një shtetase gjermane e kërkuar për shpërdorim të pasurisë së huaj
-
Rrahje në aeroport, pesë persona në pranga
-
Çfarë duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës