Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inaugurohet pika e re e përbashkët kufitare me Maqedoninë e Veriut

Pika kufitare Glloboçicë -Jazhincë

Është inauguruar pika kufitare, Glloboçicë -Jazhincë, me Maqedoninë e Veriut, e cila do të kalohet me vetëm një kontroll.

Kjo është pika e dytë pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, që u inaugurua në prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga sot qytetarët tanë dhe ata të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikë kalimin Glloboçicë – Jazhincë”, ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në inaugurimin e kësaj pike ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski. 

“Edhe kjo pikë e përbashkët kufitare do të funksionojë sipas parimit të kontrollit ‘hyrje – hyrje’, ashtu siç po funksionon suksesshëm ajo në Han të Elezit, të cilën e inauguruam me 12 prill të këtij viti bashkë me Kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski”, ka shkruar Sveçla. 

Sipas tij ky hap është i rëndësishmë për qytetarët dhe është dëshmi “mbi bashkëpunimin e suksesshëm që gëzojnë shtetet tona dhe ministritë tona të brendshme”. 

“Mbi vlerat më të mira do të vazhdojmë punën e përbashkët që ndikon edhe në ngritjen e sigurisë për vendet tona dhe për mbarë rajonin tonë”, ka shkruar Sveçla.