Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK: Vazhdoni ta vloni ujin para përdorimit

mungesa e ujit

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka bërë thirrje edhe të shtunën që të vlohet uji para përdorimit, si pasojë e turbullirave të shkaktuara nga vërshimet.

Përmes një komunikate IKSHP-ja ka kërkuar që të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në komunikatë.

IKSHPK-ja ka dhënë edhe gjendjen për secilin ujësjellës në Kosovë:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

Edhe IKSHPK-ja rekomandon edhe më tutje të vlohet uji para përdorimit Arbëri IKSHPK-ja rekomandon edhe më tutje të vlohet uji para përdorimit

Dy fabrikat janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë se uji nuk është brenda standardeve, andaj rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

Për shkak të vërshimeve uji I puseve nuk është I sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni I Pejës: burimin Drini I Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Edhe Vërshimet, IKSHPK-ja rekomandon që uji të vlohet para përdorimit Arbëri Vërshimet, IKSHPK-ja rekomandon që uji të vlohet para përdorimit

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini I Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Gjakovë”- Rajoni I Gjakovës: burimi në Demjan, Gërqinë dhe Rekë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës

Edhe IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm Arbëri IKSHPK: Në disa rajone të Kosovës uji akoma i papijshëm

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes. Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.