Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK: Lëndimet nuk riparohen, festoni qetë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje që të festohet qetë dhe me kujdes, duke kërkuar të ruhet shëndet.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se në bazë të statistikave, shumë persona lëndohen nga hedhja e mjeteve piroteknike në vende publike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në reagim.

Këtë vit janë importuar 171 mijë kilogramë mjete piroteknike në Kosovë, thuajse të gjitha të ardhura nga Kina.

Nga të dhënat e Doganës, del se janë importuar 4 herë më shumë sesa në vitin 2021.

E vlera e importit është rreth 300 mijë euro ose 50 mijë më shumë se vitin e kaluar.