Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të vlohet uji i pijes që qytetarët e përdorin nga ujësjellësi ose bunarët, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trubullira.
Sipas IKSHPK-së, uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
IKSHPK-ja ka bërë thirrje që të shfrytëzohet resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
Artikuj të ngjashëm
-
IKPSHK-ja me tri rekomandime për shëndetin pas reshjeve
-
IKSHPK-ja apelon të vlohet uji, thotë se uji i turbullt vështirë të dezinfektohet
-
IKSHPK: Vazhdoni ta vloni ujin para përdorimit
-
IKSHPK-ja rekomandon edhe më tutje të vlohet uji para përdorimit
-
Vërshimet, IKSHPK-ja rekomandon që uji të vlohet para përdorimit