Aksioni për eliminimin e deponive pa leje në Komunën e Istogut po zhvillohet që nga muaji i kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Në tërë territorin e kësaj komune, janë identifikuar 82 deponi pa leje, në të cilat qytetarët e papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina llojesh të ndryshme. Deri tashti gjatë këtij aksioni, siç thotë Bedri Hasanaj, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Istogut, janë eliminuar më shumë se gjysma e deponive pa leje.
“Aksioni për pastrimin e lokacioneve ku kanë qenë deponitë pa leje është duke vazhduar. Jemi në përpjekje që të heqim të gjitha deponitë pa leje. Së pari jemi koncentruar në largimin e mbeturinave dhe rehabilitimin e lokacioneve ku kanë qenë deponitë e mëdha pa leje”, thotë Hasanaj. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
-
Istogu dhe Klina me projekt të përbashkët për deponi plehrash
-
Deponia e përbashkët e Istogut dhe Klinës ide vetëm në letër
-
Në vazhdimësi po pastrohet deponia inerte në Lebanë të Prishtinës
-
Mbi 500 hektarë tokë bujqësore shfrytëzohen ilegalisht në Istog
-
Opozita në Skenderaj akuzon Komunën se ka dyfishuar praninë e deponive ilegale