Ka vite që Istogu e po ashtu edhe Klina përballën me problemin e deponive ilegale të mbeturinave të krijuara në lokacione të ndryshme të këtyre dy komunave. Vetëm gjatë vitit të kaluar në të dy komunat kanë qenë të identifikuara mbi 130 deponi ilegale, prej tyre 80 në Istog e tjerat në Klinë.
Shumë prej këtyre deponive ilegale janë larguar dhe janë pastruar vendet ku kanë qenë, por ndërkohë qytetarët kanë vazhduar të hedhin dhe të krijojnë deponi tjera. Njëra prej këtyre deponive ilegale që gjendej në fshatin Lubovë të Istogut është pastruar para disa ditësh me një aksion të përbashkët nga organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”, Komuna e Istogut, kompaninë e pastrimit “Ambienti” dhe qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe po të kishte në të ardhmen mobilizime të tilla të pastrimit të sipërfaqeve nga mbeturinat e hedhura ilegalisht, pa rritjen e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e mjedisit krijimi i deponive ilegale nuk do të ndalonte. Mirëpo problem në këto dy komuna nuk është vetëm mungesa e kujdesit të qytetarëve, por edhe mungesa e deponive legale për hedhjen e mbeturinave.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Istogu dhe Klina me projekt të përbashkët për deponi plehrash
-
Largohen mbi 15 kamionë mbeturina në Istog
-
Identifikohen 130 deponi pa leje në 2 komuna të Dukagjinit
-
Pas ankesave të qytetarëve, Lipjani nis hartimin e një plani për menaxhimin e mbeturinave
-
Fshatrat Banullë e Sllovi në hall me deponitë ilegale të mbeturinave