Deponia inerte në fshatin Lebane u pastrua në qershor, gjatë javës “Prishtina Green Week”, bashkë me 33 deponi inerte të tjera, njoftoi Komuna e Prishtinës.
Këto deponi pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar, seriozisht rrezikojnë edhe shëndetin publik.
Komuna vazhdon të bëjë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës e ambientit jetësor, duke u bërë shembull për brezat e rinj!
Komuna falënderon të gjitha ekipet që me punën e tyre po ndihmojnë të kemi një Prishtinë të pastër, thuhet në njoftim.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Në Ditën e Mjedisit, Komuna nis pastrimin e deponisë më të madhe në Prishtinë
-
Largohen 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës, Ahmeti bën thirrje për kujdes
-
Mbeturinat mbulojnë kryeqendrën, komuna thotë se situata do të zgjidhet
-
Largohen mbi 100 deponi ilegale pa garanci se nuk mbushen sërish bërllok
-
125 deponi ilegale u larguan për një vit në Prishtinë