Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hykmete Bajrami: 14 shkurti i vitit 2021, aksidenti më i madh i pasluftës

Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke kritikuar Qeverinë e Kosovës, ka thënë se pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar.

Ajo ka shkruar në Facebook se derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Qerkini drejtori i Shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve'', ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre.

Lidhur më këtë, ajo ka shkruar se ndjehet e turpëruar e Qeveria.

“14 shkurti i vitit 2021 - aksdienti më i madh i pasluftës. Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë. Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt - ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie. Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo... Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie? Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Qerkini, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve'', ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpëruar e Qeveria…?” – ka shkruar Bajrami në Facebook.