Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve të cilat nxorën fitues Albin Kurtin.
“Urime fituesit të zgjedhjeve! Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh””, ka shkruar ajo.
Bajrami ka thënë se është koha për ta të japin dhe të marrin përgjegjësi për rezultatin zgjedhor.
Tutje u ka kërkuar falje votuesve dhe strukturave të partisë.
“Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi. Votues dhe struktura, na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë. Prej se jam aktive në politikë, ambicia ime e vetme ka qenë të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit. Së bashku nuk do të ndalemi. LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip”, ka shkruar ajo.
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja për LDK-në
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme, nuk na shpëton asnjë proces tjetër
-
Bajrami: Në zgjedhjet e ardhshme do të punojmë të dalim të parët, Qeverinë pa LVV-në
-
Bajrami kërkon kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës
-
Bajrami e quan Abdixhikun humbës e përçarës: Je i fundit që mund të flasë për parime