Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Miratimi i Ligjit për Gjuhët i kontribuon demokracisë në Maqedoni

Një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe historik për shqiptarët, është ai i miratimit të ligjit për gjuhën shqipe nga parlamenti në Maqedoni, për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Njëkohësisht një e arritur e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në këtë shtet”, ka thënë Hoxhaj.