Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vlerësuar lartë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Ai thotë se ky është veprimi më i duhur i mundshëm, pasi respekton të drejtat e komuniteteve, në veçanti shqiptarëve, transmeton Koha.net.
“Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falënderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni. Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE. Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veçanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqësojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm. Urime”, ka shkruar ai.
-
Thaçi: Ligji i Gjuhëve në Maqedoni lajm i mirë edhe për rajonin
-
Haradinaj thotë se miratimi i Ligjit të Gjuhëve hap madhor i të drejtave të shqiptarëve
-
Veseli uron bashkatdhetarët për miratimin e Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni
-
Tirana duartroket miratimin e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Haradinajn e gëzon miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni