Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar gjithë shqiptarët e Maqedonisë dhe shtetin maqedonas për miratimin e Ligjit për Gjuhët, i cili vlerësohet si hap shumë i rëndësishëm përpara drejt së ardhmes euroatlantike.
Thaçi ka vlerësuar se miratimi i këtij ligji është një vullnet i mirë edhe për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar, transmeton kp.
“Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ku tash gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por për tërë rajonin tonë. Është një vullnet i mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar. I uroj shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.
-
Thaçi e sheh ligjin për gjuhën shqipe si forcim i unitetit të Maqedonisë
-
Pacolli: Ligji për Gjuhët në Maqedoni veprimi më i duhur i mundshëm
-
Haradinaj thotë se miratimi i Ligjit të Gjuhëve hap madhor i të drejtave të shqiptarëve
-
Veseli uron bashkatdhetarët për miratimin e Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni
-
Tirana duartroket miratimin e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni