Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se personat e tjerë të dyshuar për sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, të cilët nuk janë neutralizuar e as arrestuar, kanë arritur të largohen në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës, ku po qëndronin rreth 30 të tillë.
Në konferencën për media të mbajtur nga Kampi Belvedere ku janë ekspozuar të gjitha armët e konfiskuara nga ky rast, Hoxha ka thënë se sulmuesit i kanë lënë prapa automjetet e tyre të përodrura me qëllim të sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës.
“Personat tjerë të dyshuar, që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin rreth 30 persona, kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës, duke lënë prapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motorë me katër rrota”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky është operacioni më i madh dhe më i rëndësishëm që nga paslufta për institucionin të cilin e drejton.
Hoxha ka treguar se gjatë këtij operacioni janë gjetur:
Edhe
Rreth 60 të dyshuar për sulmin në Banjskë, 10 morën trajtim mjekësor në Serbi
1 veturë e rëndë e blinduar
Vetura xhip - 24 copë,
Motorë 4x4 - 2 copë
Mina kundër këmbësorisë - 8 copë,
Zolla të mbushura - 29 copë
Zolla të përdorura - 7 copë
Predha minahedhësish
Eksploziv dinamit - 150 copë
Armë e gjatë mitraloz - 6 copë
Edhe
Nga minat anti-tank deri te hartat, ushqimi e medikamentet. Çka u gjet në Banjskë të Zveçanit
Antiplumba - 21
Dronë - 3 copë
Dylbi nate - 15
Radiolidhje - 32 copë
Uniforma ushtarake - 115
Harta nga sateliti - 6 copë
Harta topografike - 3 copë
Maska - 23
Edhe
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat
Sopata - 8
Ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart - 32 copë, sim kartela - 32 copë dhe kartëmonedha në euro prej dinarëve të Serbisë - 1800 kartëmonedha.