Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është sfidë që duhet të tejkalohet vetëm me njohje reciproke.
Në panel të samitit “The Western Balkans 2024” në Prishtinë, Hovenier ka thënë se është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet që dy shtetet kanë arritur në kuadër të dialogut.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke në mes të dy shteteve”, ka thënë ai duke shtuar se çka do tjetër më pak nuk e përmbush vizionin për Evropë të plotë, të lirë, të begatë e në paqe.
Hovenier ka thënë po ashtu se “është e nevojshme që të ketë zbatim të plotë nga të dyja, Kosova dhe Serbia, të obligimeve në të cilat janë në këtë proces”.
-
SHBA-ja e Gjermania kërkojnë që Kosova e Serbia ta marrin seriozisht dialogun
-
Hovenier u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë obligimet dhe ta marrin më seriozisht dialogun
-
Serwer: Hilli ka miratuar vazhdimisht qëndrimin e Beogradit
-
Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, Kosova është e pavarur, nuk është pjesë e Serbisë
-
Hovenier: Kosova të zbatojë obligimet - Mandl: Ndërmjetësimi nga BE-ja duhet përmirësuar