Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Maqedoninë e Veriut me rastin 29-vjetorit të pavarësisë.
Ai tutje në urimin drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur t’i thellojë marrëdhëniet Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik”, thuhet në urimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti shpalos çështjet që diskutohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë – Maqedoni e V.
-
Hoti sot viziton Maqedoninë ne Veriut
-
Hoti e Haradinaj-Stublla përshëndesin zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë se Veriut
-
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje
-
Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë - Maqedoni e Veriut