Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Takimi mes dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00.
Sipas agjendës, Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.
“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe nënsekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Për shkak të pandemisë mediat nuk do të jenë prezente në këto takime. \ kp
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti të hënën në vizitë në Maqedoni të Veriut
-
Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
-
Hoti shpalos çështjet që diskutohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë – Maqedoni e V.
-
Hoti uron Zaevin për 29-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
-
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut