Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Hoti në Facebook ka shkruar se me kreyministrin Zaev u dakorduan mbi, “pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë, qendër të përbashkët skijimi”.
Dy ditë më parë, Hoti ka qëndruar në vizitë në Maqedoninë e Veriut, nga ku përveç tjerash ka marrë mbështetjen e kryeministrit Zoran Zaev për procesin e dialogut me Serbinë.
Të dy u pajtuan se marrëdhëniet e mira mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut do të sillnin sukses për rajonin, ndërsa shtuan se posa të krijohen kushtet epidemiologjike do të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive.
-
Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë - Maqedoni e Veriut
-
Hoti sot viziton Maqedoninë ne Veriut
-
Hoti uron Zaevin për 29-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
-
Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
-
Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajnë për pika të përbashkëta kufitare