Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në mungesë të projekteve, kryeministri aktual Albin Kurti po promovon qese.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se promovimi i qeseve sado i rëndësishëm për ambientin, nuk është esencial në aspektin ekonomik të vendit.
“Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore. E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Sipas Hotit, tre vjetët e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur normë të zhvillimit ekonomik zero.
“Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total. Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total. Kjo lloj qeverisjeje vetëm zhvillim nuk sjell”, ka shkruar më tej ai.
-
Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
-
Hoti për buxhetin: Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë
-
Hoti me kritika për Qeverinë: Mandati më i dobët qeverisë ndonjëherë