Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti

Foto: Driton Paçarada

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me politikat energjetike si dhe refuzimin e projektit të gazit amerikan. Gjithashtu ka kritikuar klasën politike opozitare, duke thënë se fokusi në ndarjen e posteve shtetërore dhe mungesa e kauzave shtetërore, vizionit dhe guximit politik janë reflektuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Përmes një reagimi publik, Hoti ka shtruar tri pyetje që, sipas tij, janë thelbësore për secilin politikan dhe qytetar të vendit. Ai ka pyetur pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti refuzon projektin e gazit amerikan në një kohë kur vendet e rajonit po i bashkohen këtij projekti strategjik për t’u shkëputur nga ndikimi rus, pse gjatë gjashtë viteve të qeverisjes nuk janë ndërtuar kapacitete të reja energjetike dhe kujt i intereson që Kosova të vazhdojë të mbetet e varur nga importi i energjisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se disa parti e trajtojnë këtë çështje vetëm gjatë fushatave zgjedhore, pa e ngritur atë si kauzë të vazhdueshme politike.

Sipas tij, projekti i gazit amerikan nuk është vetëm një projekt ekonomik, por lidhet drejtpërdrejt me orientimin gjeopolitik të Kosovës, sigurinë energjetike dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka vlerësuar se mosreagimi ndaj kësaj çështjeje përbën bashkëpërgjegjësi, ndërsa ka shtuar se kauza të rëndësishme për protesta demokratike kanë qenë edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator të vitit 2025.

“Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh. Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit.  Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi”, ka shkruar ai.