Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe atë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për vizitën e tyre në ndërmarrjen “Trepça”, duke thënë se ky veprim e turpëron Qeverinë.
Sipas tij, udhëheqësit aktualë do të duhej t’i përmirësonin kushtet për minatorët me anë të investimeve, e jo të kërkojnë llogari nga ta për, siç e quan ai, dështime të veta.
“Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojat, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti. Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellë investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, e jo minatorët”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka paralajmëruar se “mashtrimet” do të marrin fund së shpejti.
“Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti”, ka shtuar Hoti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të premten kanë vizituar Trepçën, minatorët e së cilës po ankohen për paga që s’i kanë marrë me kohë tash e tre muaj.
-
Hoti kritikon Kurtin: Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve
-
Sveçla: Do t’i ndërmarrim hapat për zhvillimin e “Trepçës”
-
Jasharaj-Sveçlës: Mos i vizito shkollat si i vizitove minatorët, do të kthehesh me kokën ulur
-
Menaxhmenti i “Trepçës” zotohet t’i ekzekutojë pagat e minatorëve gjatë javës së ardhshme
-
Abdixhiku: Për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, fati i populistëve është i shkurtër