Në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit Abaz Thaçi.
Akademia u organizua nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për veprën e heroit Abaz Thaçi, tha se ai vjen nga një familje patriotike dhe dha gjithçka për çlirimin e Kosovës.
"Ishte prej ushtarakëve më aktivë dhe më të afërt me ushtarët shqiptarë kudo që shërbenin. Kur shpërthyen luftërat në ish-Jugosllavi, Abazi me shokët këshilluan ushtarët që të largoheshin nga luftërat e tjera që nuk kishin nevoje të qëndrojnë. Kudo që ishte Abazi, malli për atdheun për Drenicën, për Kosovën, bëri që ta braktisë perëndimin për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës. Dijen e marrë e vuri në shërbim të Kosovës”, tha Presidenti, raporton Ksp.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se Abaz Thaçi ishte një ushtarak që vinte nga një familje patriotike.
Edhe
Haradinaj përkujton Abaz Thaçin në 20-vjetorin e rënies
Ndërsa, Arbër Thaçi, nipi i tij, citoi fjalë nga ditari personal i heroit: “Çdo pikë gjaku do ta jap që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe populli të jetojë sa më mirë”.
Abaz Thaçi ka rënë më 16 maj 1999. Ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Në vitin 2016, presidentja Atifete Jahjaga kishte ndarë Urdhrin Hero i Kosovës për Abaz Thaçin i njohur si “Bjeshka-1”.