Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo komunë është më tepër e shqetësuar për thatësirën sesa për vërshimet e ujërave. Sipas tij, Gjilani vazhdimisht është përballur me problemin e thatësisë dhe zjarreve, derisa reshjet e mëdha të shiut mund të trajtohen përmes ndërtimit të kolektorëve.
“Për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave jemi në fazën e parë. Një pjesë e projektit është në revidim. Është e financuar nga jashtë. Në shtator punimet për ndërtim. Do t’i trajtojmë në kuadër të përbashkët, i kemi marrë përgjegjësitë edhe për fshatrat në drejtim të Vitisë dhe Novobërdës. Ndërtimi i kolektorëve, do të largohet bartja e ujërave”, ka thënë Haziri në Interaktiv të KTV-së.
I pari i Gjilanit ka theksuar se reshjet fundit të shiut lanë disa dëme materiale, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar në 25 raste. Aktualisht një pjesë e shtëpive kanë problemin e futjes së ujërave në podrume.
-
Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet, por nga thatësia
-
Hyseni: Vërshimet po ndodhin edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave në lumenj
-
Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune
-
Haziri: Programi im ka fituar besimin edhe në zgjedhjet e kaluara, shumicën e problemeve i kemi zgjidhur
-
Qytetarët kërkojnë ndihmë pas vërshimeve në Gjilan e breshrit në Drenicë