Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organet e drejtësisë duhet të japin dënim maksimal për Besnik Mujecin.
Ajo ka theksuar se veprimet e Mujecit janë krime të rënda.
Mujeci është arrestuar të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge. Ai ishte në mesin e pesë të arrestuarve që u kapën me mbi 11 mijë doza droge, në vlerë prej 400 mijë eurosh.
“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!” ka shkruar Haxhiu.
Artikuj të ngjashëm