Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i kërkon Kurtit të dalë me qëndrim për Mujecin

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të deklarohet për rastin e asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Benik Mujeci, i cili të martën është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin për trafikim droge.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt Kurti deri tani e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion.

“Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dimë pozicionin e tij!”, ka shkruar Haradinaj.

Image
Postimi i Haradinajt

Mujeci është kapur në Tiranë bashkë me 4 persona të tjerë me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.

Pas kësaj Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar atë nga të gjitha strukturat e partisë.