Arbëri

Haxhiu s’është e sigurt nëse i kanë votat për Projektkodin civil

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se nuk mund ta thotë me siguri nëse i kanë ose jo votat në Kuvend për ta kaluar Projektkodin civil.

Projektkodi civil dështoi të miratohej në mars të vitit të kaluar, pasi nuk mori përkrahje as nga deputetë të pushtetit. Si arsye u përmend pika e dytë e nenit 1138, që lejon bashkësitë civile mes personave të seksit të njëjtë.

Haxhiu ka thënë se nuk do të tërhiqen nga drafti të cilin e kanë procedura edhe më herët në Kuvend, e kundër të cilit janë deklaruar edhe disa deputetë të pushtetit.

Ajo në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se Projektkodi është shumë i rëndësishëm dhe se do të ishte keq për Kosovës, nëse miratimi i tij do të dështonte sërish.

“Nuk jam e bindur që duhet ta procedojmë në qoftë se nuk jemi të bindur që do të kalojë në Kuvend. Nuk mund të përballojmë situatën nëse Kuvendi nuk e kalon. Nuk do të ishte mirë për Kosovën një lajm i tillë që Kodi Civil nuk kalon sërish. Nuk mund të them sot me siguri që i kemi ose nuk i kemi votat”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka thënë se nuk mund ta thotë as se kur do ta procedojnë në kuvend sërish.