Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka insistuar në votimin e fshehtë, duke dhënë zotimin se nëse bëhet kjo mënyrë e votimit e ajo nuk merr së paku 61 vota, do të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentare.
“Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtuese, nëse unë si kandidate e propozuar nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.
Haxhiu bashkë me deputetin e VV-së, Glauk Konjufca, kanë përsëritur se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues.
Konjufca ka theksuar se Kushtetuesja bën me dije se veprimet e partive politike mund të çojnë në qorrsokak.
“Ne nuk mund ta dimë çfarë do të ndodhë pas 26 korrikut”, ka thënë ai.
Ndërpritet seanca, deputetët pajtohen që ta vazhdojnë pas takimit të thirrur nga Kurti
-
Haxhiu për çështjen e presidentit: Partitë politike të heqin dorë nga qëndrimet bllokuese
-
Haxhiu: Sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, e thërras seancën për zgjedhjen e presidentit
-
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita të na bashkohet
-
Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për kryeparlamentare
-
Murati: Haxhiu ka mbështetje unanime brenda shumicës, opozita po e shkel Kushtetutën