Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu liron nga detyra shefin e misionit në Vatikan, Vehbi Miftari

Vehbi Miftari

Shefi i Misionit në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Vehbi Miftari, ka njoftuar se ka pranuar dekretin për lirim nga kjo detyrë prej ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ai ka falënderuar ish-presidenten Vjosa Osmani për besimin kur e ka emëruar në këtë pozitë. Miftari ka thënë gjithashtu se kjo nënkupton përfundimin e këtij angazhimi por jo edhe të tjerave për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim.  Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan.  Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht.  Falënderoj Presidenten Osmani për besimin, secilin prej jush për përkrahjen dhe Selinë e Shenjtë për dashurinë me të cilën më mirëpriti e më ofroi bashkëpunim”, ka shkruar në njoftimin në faqen e tij në Facebook, Miftari.

Miftari ka qenë gjithashtu edhe këshilltar i ish-presidentes Vjosa Osmani.