Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatin gjashtëmujor të saj, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri sot.

Gjashtë muajt e Haxhiut si u.d. e presidentes përfunduan më 4 tetor. Më 6 tetor përfundon afati kushtetues për të zgjedhur president të ri. Në rast se sot kjo nuk mbërrihet, Kosova shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. Zgjedhjet shpallen nga presidenti.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur për KOHËN se dje kanë dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për sqarim për kompetencat në fjalë.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Presidencës. “Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh Presidentit (kush i shpall zgjedhjet). Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës. Qëndrimi ynë është se duhet të sigurohet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara”.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Dita vendimtare për presidentin, tensione për Specialen

LIVE: Dita vendimtare për presidentin, tensione për Specialen