Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP-së për aprovimin e ankesës së Listës Serbe kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, raporton Ekonomia Online.
“Është vendim skandaloz, nuk arrita ta lexoj në plotni por siç e pashë PZAP ka urdhëruar KQZ që të bëjë certifikimin e Listën Serbe. Për mua është një vendim tejet i dëmshëm. Ngutia e PZAP pavarësisht që ka pasur kohë 72 orë, lë të nënkuptojë se ka pasur presione mbi këtë institucion. Duhet të shihet mundësia që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Supreme”, tha Haxhiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se ky vendim e bën përgjegjës PZAP-në për veprimtarinë kriminale të Listës Serbe.
Pas deklarimit për media, në një postim në Facebook ka shkruar se: “sipas logjikës së PZAP-it, edhe kryeterroristi Milan Radoiçiq do të duhej të certifikohej për pjesëmarrje në zgjedhje. Një absurditet i frikshëm”.