Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu dekoron Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Rexhep Qosja

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e ka dekoruar akademikun e ndjerë Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.

Qosja vdiq më 23 prill të këtij viti në moshën 89-vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një shkrim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky titull është mirënjohjeje për jetën e Qosjes në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare. Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

Rexhep Qosja ishte shkrimtar, historian i letërsisë, profesor universiteti e akademik.

Në mars të vitit 2025, Qosja u nderua edhe me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe.