Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, thënë se dyshimet për një varrezë të dytë masive në Zubin-Potok janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia nuk është vënë plotësisht në vend.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut dyshohet për mbetje mortore.
Prokuroria ka thënë se do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.
Të martën u zbuluan mbetje mortore në fshatin Kalludër të Vogël në Zubin-Potok, të cilat dyshohen se i përkasin 23 civilë shqiptarë nga Mitrovica të njohur si “grupi i intelektualëve”.
Haxhiu në postim në “Facebook” ka thënë se shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të Kosovës nuk ishte vetëm obligim institucional, por parakusht për të mundësuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore të viktimave te familjet e tyre.
“Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë. Në këto momente, shprehim solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave, të cilat për më shumë se dy dekada kanë pritur të dinë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kujtesa për viktimat të nderohet me dinjitet”, ka shkruar Haxhiu.
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se të dielën është identifikuar një...-
Kryeprokurori Gashi: Në varrezat masive në Zubin-Potok dyshohet se ka edhe trupa të tjerë të viktimave të luftës
-
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
-
Haxhiu: Derisa Kosova përpiqet ta zbardhë fatin e të zhdukurve, Serbia vazhdon me retorikë shoviniste
-
Haxhiu nga Zubin-Potoku: Mbetjet e gjetura janë të njerëzve, të ruhet integriteti i hetimeve
-
Prokuroria Speciale bën thirrje të kihet kujdes në publikimet për gërmimet në Zubin-Potok