Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka përafrim të qëndrimeve me partitë politike për sigurimin e shumicës në Kuvendin e Komunës, si dhe krijimin e Ekzekutivit gjithëpërfshirës.
Sipas tij, bisedat janë duke u zhvilluar me të gjitha partitë që përfaqësohen në KK, pos me PDK-në dhe se gjasat janë reale që në javën e dytë të janarit të zgjidhet kryesuesi dhe të emërohen drejtorët e qeverisë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka shtuar se për caktimin e drejtorëve kriteri kryesor është ai profesional dhe se për këtë shkak edhe krijimi i qeverisë lokale po merr kohë.
“Jemi në biseda për krijimin e Ekzekutivit. Jemi duke i shikuar kriteret profesionale dhe kjo po merr më shumë kohë. Mendoj se kjo do të mbetet deri në javën e dytë të janarit, pasi të kalojnë festat”, ka thënë Haskuka.
Ai të hënën ka pohuar se tashmë janë siguruar numrat për zgjedhjen e kryesuesit.
“Jam në biseda me të gjitha partitë pos PDK-së. Momentalisht i kemi numrat, por çështja e mbetur është lidhur me personat që i kërkojmë për Ekzekutiv, pra jemi duke i shikuar kriteret profesionale që të kemi njerëz sa më cilësorë në drejtori. Kuvendi i Komunës duhet të mblidhet për të zgjedhur kryesuesin dhe në atë rast do të paraqes emrat e drejtorëve”, ka deklaruar Haskuka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muja: S’jam optimist se do të ketë zgjidhje për president
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
-
7 qershori - data e zgjedhjeve të reja
-
Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze