Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Monitoruesit kërkojnë nga Haskuka realizim premtimesh elektorale

Monitoruesit nga radhët e shoqërisë civile kanë konstatuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në muajt e parë të qeverisjes së tij ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale për sa i përket zvogëlimit të numrit të drejtorive komunale, përfaqësimit të barabartë gjinor në Ekzekutiv si edhe zbatimit të transparencës radikale në qeverisje.

Ata i kanë bërë thirrje lidershipit komunal që të mos i harrojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe të punojë për përmbushjen e zotimeve të dhëna para publikut.

“Në fillim të mandatit të tij qeverisës Haskuka ka mbajtur numrin e njëjtë të drejtorive si në mandatin e kaluar të qeverisë Muja, pra 13 gjithsej. Në këtë mënyrë, Haskuka, përbërjen e Qeverisë lokale ua ka përshtatur nevojave të koalicionit qeverisës, e jo programit të tij përkatësisht zotimeve të prezantuara gjatë fushatës paraelektorale”, thuhet në komunikatën e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)