Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ende nuk e ka paraqitur para Kuvendit të Komunës propozimin e tij për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve.
Nëntë muaj më parë ai ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit, ndërkohë që posti i nënkryetarit për komunitete ka mbetur i zbrazët.
Përderisa përfaqësues të partive të komuniteteve jo-shumicë kanë bërë thirrje që kjo çështje të kryhet në afatin sa më të shpejtë kohor, këshilltarët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë komunale për zvarritjet në këtë drejtim.
Mirëpo kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se partitë e komuniteteve jo-shumicë kanë mospajtime në këtë drejtim dhe se është në konsulta me ta për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Prizreni pa kryetar të kuvendit komunal, kritikon shoqëria civile e opozita pritet të propozojë kandidat
-
Qeveria lokale në Prizren asnjë mbledhje prej gjashtë muajsh
-
Emërohen drejtorët e qeverisë lokale të Prizrenit
-
Kryetari Haskuka në pritje të propozimeve të LDK-së për Ekzekutiv
-
Haskuka paralajmëron koalicion gjithëpërfshirës