Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se me ftesë të Institutit prestigjioz holandez “Clingendael Institute”, sot ka udhëtuar për në Hagë.
Thaçi ka thënë se nesër, aty do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.
“Më pas do të kem një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë”, ka thënë Thaçi.
Ai do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë
-
A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?
-
ZPS-ja publikon audio përmes të cilave pretendon se Thaçi dha udhëzime si të sillen dëshmitarët në Hagë
-
ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë