Sot, e mërkurë, 18 nëntor, do të mbahet seanca statusore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Specialja kishte njoftuar pas seancave fillestare se më 18 nëntor do të mbajë seancën statusore duke filluar nga ora 11:00.
Kjo seancë shërben për bashkërendim të komunikimit mes prokurorëve dhe të akuzuarve, për çështje të nxjerrjes së provave dhe mbajtjes së gjykimit para se rasti të kalojë te trupi gjykues.
Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte.
Ata u paraqitën për herë të parë para Speciales në fillim të nëntorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Më 24 mars Specialja mban seancën e radhës për Thaçin e të tjerët
-
Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, më 11 shkurt
-
Seancë e re për Thaçin dhe të tjerët në Speciale
-
Seanca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit më 18 nëntor
-
Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së