Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 11 shkurt, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.
Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot mbahet seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve
- Konferenca e radhës për Thaçin e të tjerët mbahet më 19 maj
-
Sot mbahet konferenca e radhës ndaj Thaçit e të tjerëve në Speciale
-
Më 24 mars Specialja mban seancën e radhës për Thaçin e të tjerët
-
Seancë e re për Thaçin dhe të tjerët në Speciale