Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi në Londër në promovimin e librit që i kushtohet atij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.

Ai me këtë rast do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

"Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger", njofton kumtesa nga presidenca.

Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.