Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci: Të ulen katër liderët në takim maratonik dhe ta gjejnë emrin për president

Melazim Koci

Ish kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Melazim Koci, ka kërkuar që të gjithë liderët e partive politike, të ulen në një takim sado i gjatë të jetë dhe ta gjejnë emrin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Koci ka thënë se në këtë takim do të duhej të pajtoheshin edhe nëse presidenti i ri i vendit a të jeta partiak apo jo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Propozimet që i ka kërkuar kryeministri Kurti janë nominime të cilat mbeten në vlerësimin subjektiv të tij a të kalojnë apo jo. Zgjidhja është tjetër, të ulen katër liderët e partive më të mëdha politike parlamentare, takim maratonik nëse ka nevojë deri nesër në orën 23:00 dhe ta gjejnë emrin, të pajtohen për dy gjëra: a të jetë jopartiak dhe e dyta ta gjejnë emrin për të cilin pajtohen”, ka thënë Koci

Pas propozimit të dy emrave për president nga Lëvizja Vetëvendosje, Koci ka thënë se tash i takon opozitës që edhe ajo të gjejë emra si kandidat për këtë pozitë.

“Lëvizja Vetëvendosja ka propozuar dy emra të qëlluar mendoj unë por duhet edhe opozita të gjejë emra tjerë dhe të shkohet në seancë. Për këtë duhet vullnet politik dhe të sinqertë që i mungon faktikisht skenës sonë politike”, ka thënë Koci.


Gojnovci: Do te futemi me një cikël zgjedhor

Analisti politik Ejup Gojnovci ka thënë se Kosova po futet në një cikël zgjedhor. Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin deri të martën, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme. 

“Hapësira ka qenë jashtëzakonisht e mirë për t’u gjetur një emër, por ka mbizotëruar kjo dëshirë që vendi të shkojë në zgjedhje pas 45 ditëve...Do të shkojmë në një proces zgjedhor, i cili për më keq sesa fakti që shkojmë në zgjedhje pas zgjedhjeve, na përgatit për të shkuar në zgjedhjeve para zgjedhjeve të ardhshme...Futemi potencialisht në një cikël zgjedhor, pasi zgjedhjet pas 45 ditëve s’japim shumë shpresë për zgjidhjen e problemit”, tha Gojnovci.



Hasanpapaj: Partitë proporconalisht kanë shkuar në qorrsokak

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti, jo vetëm që nuk mund t’i takojë partitë opozitare por nuk i ka fare as në Kuvend, duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e presidentit.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Hasanpapaj ka deklaruar se partitë në mënyrë proporcionale kanë hyrë në një qorrsokak dhe tanimë as nuk flasin për zgjidhje por vetëm për fajësim të njëra-tjetrës.

Sipas Hasanpapajt, partive politike iu ka munguar edhe një vizion i qartë, andaj tani janë të ç’orientuar.

“I dëgjova edhe paraqitjet në Kuvend, ne siç duket po i shohim partitë në momentet e fundit duke i hedhur fajin njëra-tjetrës. Tani nuk flitet më për zgjidhje por si të dalim nga qorrsokaku në të cilin kanë hyrë proporcionalisht. Partitë proporcionalisht me tërë fuqinë politike kanë shkruar në qorrsokak dhe nuk e dinë daljen më. Kur nuk e ke me qëllim të mirë apo vizionin e qartë ku do të dalësh, pastaj pengesat që të dalin rrugës të ç’orientojnë”, ka thënë Hasanpapaj.