Është hartuar Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Grupi punues për hartimin e këtij projektligji ishte themeluar më 27 korrik, ku ishin përfshirë International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), Departamenti Ligjorë i Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Departamenti për Integrime Evropiane MD, Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, Eulexit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Organization for Security and Cooperation in Europe (OSBE), Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës me ketë Projektligj synon që të arrijë objektivat e saj me qellim të avancimit dhe zhvillimit të Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës, e vlerëson se rregullimi i fusheveprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, reformimin dhe avancimin sa më lartë të Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës është njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtarë. Përmes këtij rregullimi ligjor, po ashtu synohet të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit pas përfundimit të burgut ti kthehen familjes dhe shoqërisë si qytetar të dobishëm. Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne, të cilat aplikojnë vlerat më të larta të lirive dhe drejtave të njeriut”, thuhet nga SHKK-ja.
-
Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese
-
Kryhen bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit
-
Haxhiu: Shërbimi Korrektues është përdorur për interesa politike
-
KPK-ja thotë se po punon në krijimin e kushteve për sundim të ligjit
-
QKRMT: Në SHKK mungon trajtimi i të dënuarve në baza individuale për riintegrimin e tyre pas lirimit