Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar të premten se në prag të festave të fund vitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta.
Në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë bastisjes. Bastisje të tilla do të realizohen në vazhdimësi në të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese në Dubravë
-
Suspendohet zyrtari korrektues i përfshirë në rastin e mashtrimit me “bitcoina”
-
Shërbimi Korrektues fton konferencë për dy ikjet nga burgu