Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese

45 zyrtare korrektuese kanw diplomuar tw premten, kur wshtw shwnuar edhe 24 vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thwnw se është hartuar reforma ligjore që avancon shërbimet ndaj të burgosurve dhe të drejtave të tyre.

Kurti potencoi se SHKK-ja me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, me sukses po certifikon 45 zyrtare korrektuese gra. Ai shtoi se është në proces themelimi i institucioneve që ofrojnë shërbime të veçanta për të burgosurit me nevoja të veçanta, personave të moshuar, ata me sëmundje kronike dhe ata të varur nga substancat narkotike.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës është në rrugë të mbarë të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Ai theksoi se “synimi ynë është që të gjithë të burgosurit që një ditë do të lirohen, të mund të integrohen në shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të aftë se sa që ishin më herët”.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës është institucion që ka shënuar progres përveç në infrastrukturë, edhe në cilësinë e shërbimit dhe profesionalizmit. Ajo shtoi se sistemi korrektues i Kosovës ka synim sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Edhe Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës Arbëri Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Haxhiu kërkoi nga zyrtarë të SHKK-së që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi të lartë, derisa theksoi se misioni i tyre është i lartë dhe i shenjtë.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i promovuar vlerat e drejtësisë. Ai shtoi se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka punuar dhe po vazhdon të punojë kundër kontrabandës dhe korrupsionit./KP