Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin ndaj sulmeve të fundit në Irak, ku u vra gjenerali i ushtrisë Iraniane, Qassem Soleimani.
Haradinaj është shprehur se veprimet e SHBA-së ndaj gjeneralit Iranian janë mbrojtje për liri dhe demokraci gjithandej, si dhe ka shprehur përkrahjen e palëkundur të Kosovës.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:
“Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.
Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për SHBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.
Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën.
Edhe
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga SHBA-ja.”
Lexoni edhe: Vritet një gjeneral i Gardës Revolucionare të Iranit nga forcat amerikane