Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stotelberg me rastin e 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s.
Ai ka shtuar se Kosova synon që të jetë pjesë e kësaj aleance, transmeton Koha.net.
“Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tutje ka shtuar se, “tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë”.
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj për letrën dërguar SHBA-së dhe BE-së: Kjo dëshmon se Kosova është euroatlantike
-
Haradinaj: Synojmë anëtarësim në NATO që të kontribuojmë në siguri, liri e demokraci
-
Haradinaj: Kosova gjithnjë mirënjohëse ndaj NATO-s
-
Haradinaj: Kosova synon të jetë kontribuues i paqes në botë si pjesë e NATO-s