Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.
Haradinaj me këtë rast tha se vendi ynë u çlirua duke rinisur jetën e re në paqe falë NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë.
“Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, e informova për progresin e arritur të FSK-së, si forcë gjithpërfshirëse dhe profesionale. FSK është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri, sipas standardeve të NATO-s”, tha Haradinaj.
Tutje kryeministri tha se Kosova, nga një absorbues i paqes, synon të kthehet në kontribuues të saj kudo në botë, si pjesë integrale e NATO-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj në takim me Komandantin Suprem të NATO-s i kërkon mbështetje për avancimin e FSK-së
-
Haradinaj: Synojmë anëtarësim në NATO që të kontribuojmë në siguri, liri e demokraci
-
Haradinaj uron NATO-n, Kosova synon të jetë pjesë e saj
-
Haradinaj: FSK-ja e gatshme t’i bashkohet NATO-s
-
NATO vazhdon të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë