Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, ku tha se Kosova synon që të jetë pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të jep kontributin e plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë.
Siç theksoi Haradinaj, Kosova duhet të marrë rol aktiv në komunikimin e përditshëm me selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, me qëllim të afrimit më konkret të Kosovës me NATO-n.
“Përgatitjet paraprake të Kosovës për procesin integrues dhe anëtarësues në NATO mund të jenë të dobishme edhe në fazën e formalizimit të këtij procesi në të ardhmen”, tha kryeministri.
Në takimin e parë të Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, si pikë e rendit të ditës, u diskutua për Konstituimin e Komitetit Ndër-Ministror dhe delegimin e anëtarëve në Grupin e Ekspertëve nga institucionet anëtare si dhe Propozim-Rekomandimi për Themelimin e Misionit të Kosovës për NATO
“Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO”, tha Haradinaj.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin Ndër-Ministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, më 18 dhjetor 2018, kësisoj, Qeveria e Kosovës ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në NATO.
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO
-
Haradinaj premton anëtarësim në NATO, me procedurë direkte
-
Haradinaj: Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë