Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar nënshkruesit e letrës dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe ku kërkohet qasje e barabartë për Kosovën dhe Serbinë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky akt është vulë se Kosova është euroatlantike.
“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Britanisë dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me SHBA-në në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj thotë se mori mbështetje për qëndrimin e tij ndaj Planit evropian
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO
-
Haradinaj: Kosova duhet t’i kthehet kursit drejt integrimit